Skip to content
Të Gjitha

Benzi përplaset me Fiatin dhe del nga rruga, plagosen 4 persona

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik është regjistruar pak momente më parë në aksin Tiranë-Durrës.

Sipas ‘Newsbomb’, dy makina të tipit ‘Fiat Bravo’ dhe ‘Mercedes Benz CLS’,janë përplasur kokë më kokë.

Përplasja ka ndodhur në rrugën e vjetër që kalon nga Ndroqi, në fshatin Arapaj.

Si pasojë e aksidentit, Benzi ka dalë nga rruga.

Të plagosur kanë mbetur 4 persona, dy prej të cilëve drejtuesit e automjeteve.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nuk ka ende të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.