Skip to content
Të Gjitha

Bëhet zyrtare, Telecom-i i shitet bullgarëve

· 1 min lexim

Tashmë është bërë zyrtare dhe janë firmosur të gjitha dokumentet e duhura, Telecom Albania drejtohet nga kompania bullgare Vivacom. Këtë na e bëjnë të ditur burimet brenda kompanisë së dytë më të madhe të telefonisë në vend, bullgarët janë pronarët e rinj.

Si raportohet, Vivacom mban 75% të aksioneve të të kombanisë, ndërsa 25% i mbetur, i takon biznesmenit të njohur shqiptaro-bullgar, Elvin Guri, i cili njihet si biznesmen i suksseshëm në sektorin financiar.

Guri është i lidhur ngushtë me Shqipërinë, kjo sepse bashkëpunon me  biznesmenin e njohur Saimir Mane, me të cilin ka qenë edhe ortak.

Ajo që duhet të dimë është që, Telecom është shitur për një shumë shumë herë më të ulët se ajo e 61 milionëve euro të propozuara nga Telecom Serbija, kompani e cila nuk arriti ta blente dot për shkak të kundërshtimit të qeverisë shqiptare.

Vivacom është kompania më e madhe e telekomunikacioneve në Bullgari, me mbi katër milionë klientë. Vivacom e mbylli vitin 2017 me një xhiro në vlerën e 455 milionë eurove.