Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha telefonon kryeministrin grek para protestës, ja çfarë u diskutua

20:20 18/05/2020
Reading Time: 1 min lexim

Përveç presidentit Meta, edhe kreu i PD Lulzim Basha ka kryer disa lëvizje para fillimit të protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Lexo: Shembja e Teatrit: Meta takim ‘kokë më kokë’ me ambasadorët e BE, Yuri Kim refuzon ftesën 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një telekonferencë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas Dosja.al, Mitsotakis ka deklaruar se Greqia dëshiron një Shqipëri europiane, demokratike dhe të prosperuar, duke përmendur edhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke, e cila është një parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.

Ndërsa kryedemokrati Basha ka folur rreth situatës në vendin tonë dhe për pandeminë e koronavirusit, teksa i ka shprehur kryeministrit grek shqetësimin me cilësinë e demokracisë dhe sundimin e ligjit në vendin e tij.

Në fund, Basha ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga PPE në promovimin e reformave të nevojshme për integrimin europian të Shqipërisë.

Protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar u thirr nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe u zhvillua pranë Ministrisë së Brendshme.

Ajo zgjati 2 orë e gjysmë, teksa tubimi i radhës është vendosur për t’u mbledhur sërish të mërkurën, në orën 17:30, pasi nesër nuk do të mbahet asnjë protestë sepse besimtarët myslimanë do të festojnë Natën e Kadrit, një natë e shenjtë për ta.

LEXO: Pas 2 orësh e gjysmë përfundon protesta kundër prishjes së Teatrit: Çfarë do ndodhë në vijim? 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Bashkëshorti i zv.ministres së Financave publikon godinën e radhës që rrezikon të zhduket

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English