Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas 2 orësh e gjysmë përfundon protesta kundër prishjes së Teatrit: Çfarë do ndodhë në vijim?

19:09 18/05/2020
Reading Time: 4 min lexim

Pas dy orësh e gjysmë  përfundon protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Tubimi i radhës është vendosur për t’u mbledhur sërish të mërkurën, në orën 17:30, pasi nesër nuk do të mbahet asnjë protestë sepse besimtarët myslimanë do të festojnë Natën e Kadrit, një natë e shenjtë për ta.

Çfarë ndodhi në protestë? 

Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm u shemb godina e Teatrit Kombëtar, ku pati përplasje të njëpasnjëshme gjatë ditës mes Policisë dhe protestuesëve. Në Polici janë shoqëruar dhjetëra aktivistë, aktorë e figura të opozitës, teksa kjo e fundit ka paralajmëruar për aksion opozitar.

Në 16:30 nisi protesta mbarëkombëtare e thirrur nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit ndërsa Policia gjatë gjithë ditës së sotme është përgatitur dhe ka blinduar me efektivë të gjithë zonën, ku do zhvillohet protesta. Lleshaj paradite zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë ku ka dhënë urdhër që të jenë mbi 1000 efektivë në protestë.

Tashmë kanë nisur incidentet tek Ministria e Brendshme, aty ku po zhvillohet një protesta, pasi disa protestuesë u qëlluan me njëri-tjetrit dhe në këtë moment, disa metra larg tyre, ndodhej edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas shpinës së tij, protestuesit nuk i kursyen grushtat, teksa sipas Dosja.al sherri ka ndodhur mes aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë dhe militantëve të Partisë Demokratike, pasi VV ka kundërshtuar praninë e Bashës në protestë.

Është dashur thirrja e regjisorit Robert Budina, i cili iu ka bërë thirrje protestuesve të shmangin incidentet dhe të qëndrojnë sa më të bashkuar. “Mos provokoni“,-tha Budina.

Foto nga vendngjarja

Sakaq, ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në protestën, teksa është fotografuar mes turmës, me një maskë të vendosur.

I rrethuar nga simpatizantët, të gjithë me dy gishtat lart kanë mbështetur ish-kryeministrin, i cili mungoi ditën e djeshme.

“O doktor hajde dhe njëherë të marrsha të ligat,”-i thotë një prej të pranishmëve.

Sali Berisha në protestë

Sakaq, mes protestuesve është vënë re edhe prania e ish-moderatores së emisionint “Njerëz të Humbur”, Aida Shtino, e cila me një video-live në Instagram tregoi se ishte në mbështetje të protestuesve.

Foto nga live i Shtinos

Aktori Neritan Liçaj është ngjitur në podium ku ka mbajtur fjalën e tij, duke u shprehur se shpresa nuk vdes dhe se ajo e ka mbajtur dy vite tek Teatri.

Më tej, aktori u shpreh se ka fëmijë dhe për të ardhmen e fëmijëve duhet të luftojmë, t’i themi Shqipërisë që ne e duam shumë.

Në turmën e protestuesve, pasi janë hedhur kapsolla dhe janë dëgjuar dy shpërthime.

Më pas mbi turmë është ngritur një re tymi, teksa nga podium po flasin me radhë artistë dhe qytetarë, teksa dy persona u plagosën.

Po ashtu, grupimit i Tirana Fanatics u përplas me grupin e PD, por ishte ndërhyrja e regjisorit Edmond Budina që solli qetësimin e situatës.

Nga ana tjetër,

kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka filluar aksionin brenda protestës, pasi është fotografuar teksa i është afruar avokatit Artan Manushaqja dhe i ka folur për disa çaste në vesh.

Më pas, Kryemadhi shkoi tek regjisori Edmond Budina, dhe bëri të njëjtin gjest.

Pak më pas është parë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka bërë të njëjtin gjest edhe me regjisorin tjetër, Robert Budinën.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Protesta për Teatrin, Basha flet me hov: Fundi i Ramës do të jetë dërrmues

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English