Protesta tek “Unaza e Re” vazhdon akoma dhe bashkë me qytetarët është bashkuar edhe opozita dhe vet kreu i PD, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.
Ai iu është drejtuar të gjithë qytetarëve që të bashkohen me protestën e studentëve para Kuvendit dhe tregojnë jo vetëm mbështetjen, por edhe të kërkojnë llogari.
Për më tepër Basha është shprehur rreth favorizimit që po I bëhet Edmon Begos me planin e ndryshuar urbanistik.
“Për të ruajtur atë që duket se është prona e kontraktuar nga Edmond Bego, anëtar i bandës së Lushnjës, trafikant droge i dënuar, i provuar si lidhje e Taulant ballës, i cili ka në plan të ndërtojë një projekt për afro 30 mijë metrash katrorë apartamente, pikërisht në këtë tokë, në të cilën ka pasur edhe një privatizim nga Arben Ahmetaj në vitin 2016. Shikoni pak emrat që dalin Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Erion Veliaj, Edi Rama, Edmond Bego dhe një kompani fantazmë që bën pastrim parash në SHBA. Këtu në këtë rreshtim që e nxori në pah protesta e banorëve të Unazës, shikoni si funksionon shteti i Edi Ramës. Trafikantë droge që bëjnë pastrim parash, oligarkë dhe pronarë mediash, të cilët regjistrojnë kompaninë në parajsa fiskale dhe kupola e PS-së, kupola e Rilindjes”, deklaroi kreu i PD.
Basha i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë nesër masivisht para Kuvendit në mënyrë që sipas tij të mundet e keqja që ka pushtuar vendin nga kjo qeveri.
“Shteti ka rënë, gjykatat dhe prokuroria ka rënë dhe e vetmja rrugë për t’u përballur është kjo që po ndodh këtu tek Unaza. Qytetarët të bashkohen masivisht para Kuvendit. E vetmja shpresë e kësaj bande është që të përçajë shqiptarët. Studentët na kanë dhënë një mësim të madh. Po të jemi bashkë mund ta mposhtim të keqen. I ftojë të gjithë që nesër të jemi të gjithë para Kuvendit në një protestë të madhe për çlirimin e vendit nga errësira dhe nga kjo e keqe”- tha Basha.