Skip to content
Kryesore

Barazimit me Çekinë, Sylvinho: Shqipëria ka mundësi për vendin e Parë

· 1 min lexim

Shqipëria arriti një barazim pa gola ndaj Republikës Çeke në sfidën e parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Një ndeshje që, sipas trajnerit Sylvinho, u menaxhua mirë nga ekipi përveç 25 minutave të para.

Ai u shpreh i lumtur për angazhimin e lojtarëve dhe theksoi se Shqipëria ka mundësi të luftojë për vendin e parë në grup.

Sylvinho e vlerësoi kundërshtarin si një skuadër shumë të fortë dhe fizik, duke theksuar se ishte e vështirë të përballeshin me ta. Ai përmendi lojtarë si Tuci dhe Uzuni, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në fushë, duke bërë zgjedhje taktike që i dhanë skuadrës përfitime në ndeshjen kundër Çekisë.

Ai theksoi se është ende shumë herët për të parashikuar se si do të përfundojë, por është optimist për mundësitë e skuadrës.

Shqipëria mban aktualisht 7 pikë dhe do të luftojë deri në ndeshjen e fundit për të siguruar një vend të parë në grup.