Skip to content
Të Gjitha

Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit sërish në protestë, paralajmërimi i fortë për kryeministrin

· 2 min lexim

Ka vijuar sërish ditën e sotme rezistenca e banorëve të Pakuqanit dhe Laprakës, të cilët kanë dalur në protestë për të kundërshtuar projektin e bashkisë që iu prish shtëpitë e tyre.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë kërkuar që qeveria të gjejë një zgjidhje duke u dhënë vendstrehim të gjithë atyre personave që preken nga projekti.

Një prej banorëve: Ne nuk kemi asnjë pikë shprese tek kjo qeveri, jemi tepër të zhgënjyer. Nuk e kishim pritur se do të na ndodhte kjo gjë në shtetin tonë. Pse nuk del qeveria me një VKM ku të thotë se do ndërmarë veprime konkrete përsa i përket dëmshpërblimit tonë dhe ne të rrimë të qetë.

Tani e mira është që të zgjidhen problemet e popullit. Pse nuk kanë nxjerrë më parë një komision dhe të vendosnin pikat e të thonin që ne të mos hynim të ndërtonim këtu. Këto janë gabimet e shtetit.

Tjetër banor: Para tre ditësh ka ardhur IKMT ilegalisht dhe na kanë thënë që nëse nuk i prishim vetë ne shtëpitë tona atëherë, do na gjobisnin me 20 milionë lekë. Me shtëpinë tënde do merremi më vonë ne nëse nuk na strehoni. Prandaj ju them kryeministër i lini talljet dhe shoët se more 1 milionë vota po do marrësh 1 milionë grushta pastaj nëse nuk na gjeni zgjidhjen.