Skip to content
Të Gjitha

Banorët e Astirit- Ramës: Benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti…

· 1 min lexim

Protesta e sotme e banorëve të Astirit ka qenë shumë më ndryshe nga herët e tjera. Këtë mbrëmje ata kanë djegur disa shkresa dhe gjoba që kanë shkuar në shtëpitë e tyre, por pa treguar se çfarë nënkuptonin ato.

Mirëpo banorët thonë se përballë këtyre akteve ata nuk tremben, madje janë shprehur:

 “Siç po digjen këto letra do digjen edhe të gjitha fadromat që do të guxojnë të na prishin shtëpitë”. 

Mirëpo nuk kishin si të mos mungonin edhe parullat e ndryshme, të cilat mbrëmjen e sotme kanë qenë:

 “Poshtë projekti.

Edvin, hajdut, kazan, legen. 

O Edvin e zagar, do të tërheqim me litar”.

Ndërsa një tjetër banor ka thënë: “Nuk pranojmë gjoba nga banda. Duam drejtësi. Për shtëpitë tona përgjigjemi vetë. Shtëpitë do t’i mbrojmë me armë”.

Ndërsa fjalimi i tij shoqërohej me parullat:

“Benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti. 

Unaza e bashkuar, ka për të fituar”. 

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2252621214949729/