Banorët e Astirit: Krishtlindjet tona janë të plagosura, këtu do qëndrojmë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Protesta banorëve të Astirit vazhdon ende dhe banorët kurrësesi nuk kanë ndërmend që të tërhiqen dhe kjo për vet faktin se rrezikohet çatia që kanë mbi kokë. Pavrësisht se sot është data 24 dhjetor dhe zyrtarisht ditën e nesërme kremtohen Krishtlindjet, banorët nuk kanë ndërmend që të ndalojnë apo të tërhiqen nga qëndresa e tyre.

Një nga banorët duke uruar të gjithë shqiptarët dhe duke falenderuar mediat për transmetimin, ka thënë se Krishtlindjet e tyre janë të plagosura

Urojmë një vit sa më të mbarë, pavarësisht se për ne banorët  e Unazës së Re, Krishtlindjet janë të plagosura. Faleminderit edhe për ju mediat që na keni mbëshetur”, u shpreh ai.

Deri më tani banoët kanë 52 ditë që tregojnë rezistencë ndaj prishjes së banesave të tyre për ndërtimin e projetit të Unazës së madhe.

Shpërndaje
Share.

Komento