Avioni bën ulje emergjente në Londër, ndërron jetë pasagjeri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë një fluturimi të Ryanair, ku një burrë humbi jetën pas një urgjence mjekësore.
Fluturimi nga Tirana drejt Aeroportit të Mançesterit, u detyrua të devijonte dhe të bënte një ulje emergjente në Londër rreth orës 20:00 të së dielës, 10 nëntor, pasi pasagjeri u ndje keq.
Pas uljes, ekipet e urgjencës, të shoqëruara nga policia dhe një ambulancë, mbërritën për të ofruar ndihmën e nevojshme, por fatkeqësisht burri, mosha e të cilit nuk është konfirmuar ende, u shpall i vdekur në vendngjarje.