Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë nuk do të lejohet të dalë jashtë kufijve nëse ka një pasaportë afati i së cilës mbaron brenda 3 muajve.
Ky afat kohor lidhet edhe me kohën e qëndrimit të shtetasve shqiptarë në zonën Shengen, dhe nëse vlefshmëria e pasaportës është e barabartë ose më e vogël se 90 ditë atëherë nuk do të lejohet dalja e personit që e ka këtë pasaportë, që do të thotë që automatikisht duhet të aplikojë për një pasaportë të re biometrike.
Procedurat e riaplikimit për pasaportë biometrike janë të njëjtat si herën e parë. Personi duhet të blejë fillimisht kuponin pranë postës shqiptare, më pas duhet të bëjë vetëdeklarimin pranë komisariatit të zonës ku punon dhe komisariati më pas aplikimin e sjell pranë zyrave të ALEAT pranë njësisë administrative ku bëhet aplikimi, me fotografi dhe marrja e shenjave të gishtave.
Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë nxjerrë pasaportat biometrike në kohën kur Shqipërisë iu lejua udhëtimi pa viza në zonën Shengen, 10 vjet më parë duhet të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportave të tyre, në mënyrë që të mos gjenden në situata të paparashikuara në pikat e kalimit kufitar, ku policia nuk do të lejojë askënd të kalojë nëse pasaporta skadon pas tre muajsh.
Në muajt e parë të vitit 2009 u lëshuan pjesa më e madhe e pasaportave nga të cilat 1.4 milionë janë duke skaduar.