Skip to content
Të Gjitha

ARRSH njofton për gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin dhe akset ku kalohet me zinxhirë

· 1 min lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka  informuar për gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin. Moti i keq dhe ngricat kanë shkaktuar shumë probleme. ARRSH këshillon që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Gjithashtu ARRSH njofton se të gjitha akset rrugore janë të hapura, por në disa akse rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Njoftimi i ARRSH:

📌Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve,🚗 pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.

🚜 Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruat dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli.👨‍🔧

👉Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.
⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.❄