Një ҫift shqiptar në Itali, arrestohet për posedim të lëndëve narkotike.
35-vjeҫari, Ervis Mankollari u arrestua së bashku me gruan e tij sepse e mbanin drogën të fshehur në shtëpi mes plehrave.
Sipas medias italiane, ҫifti u arrestua pas kontrollit në shtëpinë e tyre ku iu sekuestruan 10 kg marijuanë dhe 10 gramë kokainë të ndara në doza.
Bëhet me dije se 7 doza i mbante gruaja e tij në portofolin e saj.