Skip to content
Të Gjitha

Arrestimi i Henri Çilit, si i bëri pjesë të rrjetit bashkëpunëtorët në UET

· 1 min lexim

Henri Çili u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohet se ka marrë 750 mije euro dhe prona në këmbim të ndikimit në një proces gjyqësor.

Çili i kishte premtuar Adil Alikos, babit të Arbion Alikos dhe Albano Alikos, se do të ndikonte në vendimin e Gjykatës së Lartë për lirimin e tyre.

Sipërfaqet e tokës dhe pronat në Velipojë, pronarit të UET i kaluan në formë dhurimi nga biznesmeni Sait Fishta.

Kontrata është firmosur nga Betim Shkupi, të cilit Çili i kishte dhënë prokurën.

Betim Shkupi është administrator kryesor i Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar, shkruan “Shqiptarja.com”.

Kjo tregon se pronari i UET, kishte futur në rrjet bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në Universitet.

I tillë ishte edhe arrestimi i Ilir Korbit, jurist dhe pedagog në UET.

Pjesë e rrjetit ishte edhe vëllai i partneres së Çilit, Gazmir Hajdini, i cili ka mundësuar takimin mes Adil Alikos dhe pronarit të UET.

Mësohet gjithashtu se partnerja e Çilit ka përfituar dy apartamente nga kjo skemë.