Skip to content
Kryesore

Arratisja e të dënuarit nga burgu i Shënkollit, lirohen tre punonjësit e arrestuar

· 1 min lexim

Tre punonjës të burgut të Shënkollit, të arrestuar pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia pas seancës gjyqësore në Gjykatën e Lezhës.

Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, janë njohur me masat e sigurisë, të cilat u miratuan pas dëgjimit të deklaratave të tyre. Ata shpjeguan se ishin në detyrë, por nuk e kishin konstatuar arratisjen e të burgosurit.

Gjyqtari Lirim Bulica, pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorit Françesk Ganaj, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve dhe vendosi ndaj tyre masat e sigurisë.

Gjin Ndoka dhe Mark Nikolli do të qëndrojnë në “Arrest Shtëpie”, ndërsa Zhaneta Mella, punonjëse e kamerave, do të jetë nën masën “Detyrim Paraqitje”.