Skip to content
Kryesore

Anija Cassiopea niset me 49 emigrantë drejt Shqipërisë

· 1 min lexim

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve është riaktivizuar pas një ndërprerjeje dy mujore.

Sot, 49 emigrantë u transferuan në anijen “Cassiopea” të marinës italiane, për t’u dërguar në qendrat pritëse në Shqipëri, ku do të nisë procesi i vlerësimit për secilin rast.

Ndërkohë, 53 emigrantë të tjerë paraqitën pasaportat për të shmangur transferimin, duke lehtësuar proceset për riatdhesimin e atyre që nuk kanë të drejtë qëndrimi në BE.

Sipas burimeve zyrtare, emigrantët janë kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi.

“Cassiopea” po përdoret për herë të tretë për transferimin e azilkërkuesve në Shqipëri, pas dy operacioneve të ngjashme në tetor dhe nëntor.