Skip to content
Kryesore

Anija “Cassiopea” mbërrin në Shëngjin me 49 azilkërkues

· 1 min lexim

Në portin e Shëngjinit është ankoruar anija ushtarake italiane “Kasiopea,” e cila u nis dy ditë më parë nga brigjet e Italisë.

Anija, me 49 emigrantë në bord, mbërriti në Shqipëri sot rreth orës 7:40 të mëngjesit, duke aktivizuar sërish marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e kampit të refugjatëve në Lezhë.

Kjo është hera e tretë që emigrantët mbërrijnë në portin e Shëngjinit për t’u sistemuar në qendrat pritëse të ngritura në Gjadër të Lezhës.

Dy transfertat e mëparshme dështuan pasi drejtësia italiane kishte pezulluar marrëveshjen.

Por kësaj here, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë në Romë që legjitimoi marrëveshjen Rama-Meloni, procesi vijon normalisht.

Qendra pritëse e emigrantëve në Gjadër filloi funksionimin në shtator 2024, pasi u ndërtua nga pala italiane.

Sipas marrëveshjes, territori i këtyre qendrave administrohet nga autoritetet italiane, ndërsa pala shqiptare ofron mbështetje logjistike dhe operacionale.