Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e REL: Konfuzioni që shkaktoi Stoltenbergu për forcat e sigurisë në veri

19:07 08/09/2023
Reading Time: 4 min lexim

Askush nga institucionet e Kosovës nuk ka sqaruar ende nëse NATO-ja dhe misioni i saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, kanë eventualisht ndonjë kërkesë të re në lidhje me dërgimin e policisë speciale të Kosovës në veri – zonë e banuar me shumicë serbe.

Dilema nëse kjo polici duhet të marrë miratimin e KFOR-it për dislokim atje, është ngritur një ditë më parë, pas një deklarate të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke iu referuar një dokumenti të vitit 2013, në të cilin Qeveria e Kosovës zotohet ndaj NATO-s se nuk do ta dislokojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri pa konsultime me KFOR-in, Stoltenberg ka thënë:

“Ne presim konsultime për secilin veprim të forcave të sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, që mund të ketë ndikim në siguri. Çdo zbarkim i forcave speciale kërkon miratimin e KFOR-it dhe ka nevojë për konsultim të afërt mes autoriteteve të Prishtinës dhe KFOR-it”. I pyetur nga gazetarët nëse kjo nënkupton kushte të reja për Kosovën, Stoltenberg e ka mohuar.

Ai i ka bërë komentet në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Bruksel.

Për më shumë sqarime, REL-i i është drejtuar NATO-s dhe misionit të saj në Kosovë, KFOR, Zyrës së Presidentes së Kosovës, Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, por prej asnjërit institucion nuk ka marrë përgjigje.

Zyra e Presidentes e ka sugjeruar REL-in që t’i referohet deklaratës së Osmanit gjatë konferencës për media me Stoltenbergun, si dhe intervistës së shefit të stafit të presidentes, Blerim Vela, për Televizionin Klan Kosova.

Osmani në Bruksel ka thënë se dokumenti i vitit 2013 “fokusohet vetëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës”. Ngjashëm, Vela ka konfirmuar se “Osmani ia ka sqaruar Stoltenbergut se dokumenti i vitit 2013 ka në fokus vetëm Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

“Unë nuk mund ta gjykoj se a ka qenë ngatërrim apo me qëllim [deklarata e Stoltenbergut] për këtë çështje. Por, ka qenë një dakordim se ky [dokumenti] zbatohet vetëm në raport me FSK-në”, ka thënë Vela.

Beogradi zyrtar, i cili vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, e ka komentuar deklaratën e Stoltenbergut. Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë se shpreson që ajo “të ketë ndikim, nëse jo te [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, atëherë të paktën te disa të tjerë, te EULEX-i [misioni i BE-së në Kosovë] dhe te sjellja e KFOR-it”.

KFOR-i është vendosur në Kosovë pas luftës, më 1999, dhe është përgjegjës për sigurinë në vend.

Çfarë thotë dokumenti i vitit 2013?
Në letër-zotimin që kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ai, në emër të Qeverisë së Kosovës, ka ofruar “garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë veprime në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”. Në dokument thuhet se ky zotim “është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATO-s, të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitet të madh”.

Gjithashtu, në dokument theksohet se Qeveria e Kosovës e ka të qartë se KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitimë të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi.

Paralajmërim për kërkesë të re?
Shpat Balaj, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, beson se deklarata e Stoltenbergut, marrë parasysh nivelin e organizatës që ai drejton, “nuk ka të bëjë me ndonjë ngatërrim”.

“Unë mendoj që kjo [deklaratë] është në vazhdën e narracionit të bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi, për situatën që është krijuar në veri të vendit, në vitet fundit. Nuk është më sekret se ata nuk janë të kënaqur dhe se nuk e përkrahin vendosjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës për të mbajur rendin dhe sigurinë në veri të vendit”, thotë Balaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, deklarata e Stoltenbergut është mesazh për institucionet e Kosovës që t’i tërheqin forcat speciale policore nga veriu i vendit.

Balaj thotë se e sheh deklaratën e shefit të NATO-s më shumë si një lloj paralajmërimi për një koordinim më të gjerë të institucioneve të Kosovës me KFOR-in, kur bëhet fjalë për veprimet dhe angazhimet në veri.

“Kjo mund të lexohet më shumë si një mesazh apo kërkesë që potencialisht është duke dashur ta parashtrojë NATO-ja ose, në përgjithësi, bashkësia ndërkombëtare. Por, për të bërë diçka konkrete, unë mendoj se duhet një marrëveshje konkrete, siç është letër-këmbimi [i vitit 2013], i cili më pas ka vazhduar të njihet si marrëveshje zyrtare”, thotë Balaj.

Tensionet në veri
Veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, është vazhdimisht vatër e trazirave.

Banorët atje nuk iu binden vendimeve të institucioneve të Kosovës, por atyre të Serbisë, që funksionojnë në zonë përmes strukturave paralele.

Tensionet tani janë të larta për shkak të marrjes së pushtetit lokal nga përfaqësues të partive shqiptare. Kryetarët shqiptarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat popullata lokale serbe i ka bojkotuar.

Ata kanë hyrë në zyrat komunale në fund të majit, nën përcjelljen e policisë speciale të Kosovës.

Serbët lokalë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë dhe, në disa raste, kanë protestuar dhunshëm.

Në përpjekje për të shtensionuar situatën, autoritetet e Kosovës kanë bërë një marrëveshje me përfaqësues të BE-së, më 10 korrik. Marrëveshja parasheh tërheqjen e policisë speciale të Kosovës nga objektet komunale në veri dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat atje: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Deri më tash, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka tërhequr gjysmën e forcave speciale policore nga objektet komunale, si dhe është në proces e sipër të organizimit të zgjedhjeve./REL/

Të lidhura

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë
Aktualitet

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Një vajzë 3-vjeçare ka rrezikuar jetën pasi ka gëlltitur plot 62 rruaza magnetike, duke shkaktuar një situatë urgjente që kërkoi...

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja
Aktualitet

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Hetimet për atentatin e 17 prillit në zonën e Lundrës, ku mbetën të plagosur katër persona, kanë avancuar pas zbulimit...

18:30 16/06/2025
Para
I tregon dhëmbët Bashës: Nuk të kam frikë, s’më shkarkon dot

I tregon dhëmbët Bashës: Nuk të kam frikë, s’më shkarkon dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

18:30 16/06/2025
BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

18:20 16/06/2025
Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

18:11 16/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.