Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Amerikani që udhëhoqi fushatën e Trump, do të drejtojë atë të Berishës për 11 majin

12:17 10/02/2025
Reading Time: 2 min lexim

Sali Berisha njoftoi se Chris LaCivita do të drejtojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se LaCivita është një nga dy kryearkitektët e fushatës fituese të Donald Trump-it në SHBA.

“Me të drejtë, ju dhe ata që na ndjekin mund të shtrojnë pyetjen, si ka mundësi që bashkëkryetari i suksesit elektoral më të madh në histori, në mes të kërkesave më të panumërta, pranoi me përparësi kërkesën e PD-së dhe aleatëve të saj. Natyrisht përgjigjen e vet e di vetë zoti Chris LaCivita.

Por e vërteta është se PD dhe opozita shqiptare, si dhe Shqipëria, ishin vendi i dytë pas SHBA-së, në të cilën e majta radikale sorosiane, ideologu i saj, armiku i demokracisë, Xhorxh Soros dhe kukulla e tij, Antoni Blinken, gënjeshtar në letrën puçiste të laptopit të famshëm, duke mashtruar kombin e tij dhe botën për interesa politike, këta bënë në Shqipëri eksperimente tragjike.

Bënë gjithçka për zhdukjen e opozitës konservatore, de facto pluralizmit politik dhe instalimin e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe korrupsionin.

Shqipëria, edhe njëherë theksoj, është sot kopshti i lulëzuar i Xhorxh Sorosit ku korrupsioni dhe droga dominojnë vendin.

Ku lideri i opozitës u sanksionua pa asnjë provë, fakt apo dokument, por vetëm për t’i dorëzuar opozitën Edi Ramës.

Vendi, në të cilën drejtësia u shndërrua në armë të fuqishme të narkoshtetit, i cili në traditën e babait të tij biologjik, Kristaq Ramës, që vari në litar për vargjet e tij poetin disident Havzi Nela, arrestoi për motive politike dhe ndoqi penalisht tre liderë të partive kryesore opozitare.

Në përzgjedhjen e zotit Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e fitores së PD-së, unë jam i sigurt se ka ndikuar fakti se PD dhe opozita shqiptare, përballë këtyre shantazheve dhe presioneve të jashtëzakonshme për zhdukjen e tyre, qëndruan të pamposhtura në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve që konservatorët ndajnë në të gjithë botën.
Dhe mbi të gjitha, programi aktual i PD-së dhe opozitës është një program i shkëlqyer për të shpëtuar Shqipërinë.

PD dhe opozita qëndrojnë haptas, publikisht në krah të Partisë Republikane në fushatën e fundit, e bindur se kjo fushatë në SHBA ishte e një rëndësie jetike jo vetëm për SHBA-në, por edhe për botën.

Të nesërmen e fitores së presidentit Donald Trump, një publicist i njohur amerikan në radion e tij, Frank Gardner, shkruante se në SHBA ndodhi mrekullia. Iu përgjigja se kjo fitore ishte një mrekulli për mbarë njerëzit e lirë kudo në botë”, tha Berisha.

Etiketa: berishaLaCivita

Të tjera

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit
Aktualitet

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

Kur bëhet fjalë për dosje me qindra miliona euro dhe tendera të dyshuar korruptivë, drejtësia shqiptare duket se ka një...

18:33 05/06/2026
“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve
Aktualitet

“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

Mes lotëve, dhimbjes dhe revoltës, familja e efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli, i vrarë një ditë më parë...

17:27 05/06/2026
Para
Lumir Abdixhiku reagon pas rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Lumir Abdixhiku reagon pas rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

18:33 05/06/2026
“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

17:27 05/06/2026
Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata lë në burg dy rojet e “Major Security”

Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata lë në burg dy rojet e “Major Security”

17:03 05/06/2026
“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

17:24 04/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.