Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Albcontrol” jashtë kontrollit, “ushqen” me 410 milion lekë për të pestin vit radhazi Spitalin Amerikan

13:24 10/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kompania shtetërore “Albcontrol” vijoi edhe këtë vit ritualin me tenderin skandaloz, për kujdesin shëndetësor të punonjësve të saj.

Për 320 punonjësit e kësaj kompanie dhe familjarët e saj, “Albcontrol” i paguan Spitalit Amerikan plot 410 milion lekë.

Nisur nga investigimet e mediave ndër vite, ky rezulton të jetë viti i pestë që kjo skemë vijon të përsëritet.

Për të eleminuar konkurentët e tjerë , “Albcontrol” duket se ka manipuluar garën, duke vendosur si kriter shërbimin e hemodializës.

Këtë shërbim e ofron vetëm Spitali Amerikan, për të cilin e ka përfituar njëherë tenderin nga shteti.

Në këtë mënyrë, drejtori i Spitait Amerikan, Klodjan Allajbeu, ushqehet dyfish nga buxheti i shtetit.

Ky tender i ka zanafillat, që në kohën kur drejtuese e këtij autoriteti ishte ministrja aktuale e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku.

Sipas “Pamfletit”, ky tender është fiktiv, për shkak se punonjësit e Rinasit e përfitojnë shërbimin e kujdesit shëndetësor, nga tenderi i chek-up-it, i fituar nga Vilma Nushi.


Parregullsia tjetër e këtij tenderi, është fakti se nuk ka asnjë bazë ligjore, që këtë shërbim ta përfitojnë edhe familjarët e punonjësve.

Në lidhje me këtë rast, KLSH pritet të hapë një hetim, pasi është absurde që një kompani shtetërore paguan privatin, për shërbimet shëndetësore të punonjësve të saj.

Njëkohësisht pritet që edhe SPAK të hapë hetim në lidhje këtë tender.

“Albcontroll” vijon sërish të abuzojë me buxhetin e shtetit, pasi ka planifikuar në tetor të vitit të kaluar, një tender për trajnimin dhe mësimin e anglishtes për disa punonjës të saj.

Ky tender i kushtoi buxhetit të shtetit plot 500 mijë euro.

Kursi ishte planifikuar për periudhën tetor-dhjetor 2019, jo më pak se 8 javë dhe jo më shumë sesa 12 javë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: albcontrolspitali amerikantender

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Masakroi për vdekje me thikë kunatën, arrestohet autori i krimit që tronditi Paskuqanin

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English