Skip to content
Politikë

“Akuzë qesharake”, Shehaj: Nuk kam paguar para për t’u bërë kandidat

· 2 min lexim

Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj e ka mohuar akuzën që  ai ka paguar para për të  kandiduar si deputet në  vitin 2017. Në  emisionin “Çim Peka live”, në  Syri Tv, Shehaj tha se Basha i ka ofruar që  të  jetë  pjesë  e PD, sepse në strategjinë  e tij ishte që  të  ofronte njerëz të  rinj dhe të suksesshëm që të rrisnin shanset për të  fituar. Shehaj ka treguar se Basha e pikasi nëpërmjet një miku të përbashkët.

“Kjo është një akuzë qesharake, që unë të falenderoj që më jep këtë mundësi për tu sqaruar. Unë s’kam paguar asgjë për t’u bërë kandidat. Basha më ka ofruar për të qenë në PD, sepse në strategjinë e tij ishte që të ofronte njerëz të rinj mundësisht të suksesshëm, që të rrisnin shanset për të fituar. Rezultatet nuk ishin ato që prisnim. E falenderoj Bashën sepse me ofroi në PD, por jo se unë pagova lekë. Sepse unë nuk do jepja kurrë para. Ai pa te unë pasionin për poltikën. Më pikasi nëpërmjet një miku të përbashkët”, tha ai.

I pyetur nëse do të  kandidonte me PS në se Rama do ia ofronte, ai e mohoi diçka të tillë duke thënë se vjen nga një  familje e persekutuar.

Unë vij nga një fanilje e persekutuar dhe nuk do ndodhte kurrë. Për mua ky është një element shumë i rëndësishëm”, deklaroi Shehaj.