Skip to content
Të Gjitha

Akti ekstrem i 18-vjeҫares/ Detaje mbi motivin e ngjarjes së rëndë

· 1 min lexim

Detaje të reja dalin mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Kashar, ku një 18-vjeҫare u hodh nga kati i tretë i shkollës “Myslim Shima”.
Dyshohet se vajza ka pasur probleme me familjen e saj  dhe rezulton se M.B. është larguar tre herë nga banesa.

Gjatë të tre largimeve, familja e saj e alarmuar ka denoncuar rastet në polici  por deklarata e vajzës ka qënë që ajo ishte larguar vetë me dëshirën e saj nga banesa dhe nuk ka dhënë arsye tjetër për këto tre raste.

Nuk dihet akoma me siguri se cili është motivi i saktë që ka bërë 18-vjeҫaren të marrë vendimin për t’u hedhur nga kati i tretë por dihet që gjendja e saj aktuale është e rëndë.

(Balkanweb)