Skip to content
Aktualitet

Aksion në Tiranë e Korçë, kush janë policët e arrestuar dhe pezulluar (Emrat)

· 2 min lexim

Prokuroria e Tiranës së Bashku me SHÇBA pas një aksioni të kryer në Tiranë dhe në Korçë, kanë arrestuar dhe pezulluar nga detyra disa efektivë policie.

Bëhet  me dije se efektivët në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Mësohet se vendimi i Gjykatës së Tiranës është dhënë në datë 19 tetor të këtij viti.

Gjithashtu bëhet me dije se hetimet kanë nisur fillimisht  pas dyshimeve që policët në Korçë ishin të përzier me trafikun e klandestinëve, por hetimet më të thelluara kanë zbuluar se policet gjithashtu favorizonin pronarët e lokaleve që mbanin hapur aktivitetin  e tyre pas orës policore.

PEZULLIM NGA DETYRA:

Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë

Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë

Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor nëDVP Korçë

Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

Çlirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

 ARREST ME BURG

Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë

 ARREST SHTËPIE

Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë