Skip to content
Kryesore

Aksidentoi për vdekje 22-vjeçarin, arrestohet shoferi 80-vjeçar

· 1 min lexim

Një 80-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, ku një i ri 22-vjeçar humbi jetën.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën“.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.