Aksidenti i mistershëm me makinën ruse te “Shqiponja”, dëshmia e shkodranit nuk bind hetuesit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i mistershëm u regjistrua mbrëmjen e djeshme tek sheshi “Shqiponja” në kryeqytet.

Një makinë e binduar e tipit “G Class” me targa ruse u përmbys, ndërsa shoferi u largua pak momente pas aksidentit.

Sipas “Newsbomb”, drejtues i mjetit ishte 34-vjeçari shkodran, Eldin Dergjini.

Ky i fundit në dëshminë e tij përpara hetuesve, është shprehur se dikush e kishte goditur nga pas.

“Makina u rrotullua disa here, u permbys. Unë munda të dal dhe përfundova në spital me një taksi të rastit që gjeta në rrugë”, tha ai.

Dëshmia e Dergjinit nuk është bindëse për policinë, e cila nuk ka mundur dot të identifikojë personin që ka shoqëruar shkodranin në spital.

Gjithashtu është zbuluar se targat e makinës, i përkasin një mjeti të blinduar në Rusi.

Lidhur me këto fakte, shkodrani ka deklaruar se makinën e kishte sjellë nga jashtë dhe po priste për dokumentat.

Dergjini ndërkohë rezulton një person me precedentë penalë të mëparshëm.

Ai është arrestuar në Itali për trafik droge dhe në Shqipëri për kundërshtim të forcave të policisë.

Shpërndaje
Share.

Komento