Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
Reading Time: 2 min lexim
Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Në Europë, qeveritë po heqin taksat për pajisjet që kursejnë energji dhe madje po subvencionojnë familjet që t’i blejnë. Arsyeja është e thjeshtë: sa më shumë pajisje efikase në treg, aq më pak konsum energjie, më pak barrë për sistemin dhe fatura më të ulëta për qytetarët. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Kondicionerët inverter, që janë teknologji më ekonomike dhe më kursimtare, taksohen me 10% doganë, ndërkohë që në Bashkimin Europian kjo tarifë është pothuajse zero, nga 0 deri në 2.2%. Mali i Zi e ka 0%.

Kjo do të thotë se një pajisje që në Europë lehtësohet për t’u përhapur më shpejt, në Shqipëri bëhet më e shtrenjtë që në hyrje në treg. Taksën teknikisht e paguan importuesi në doganë, por në praktikë ajo përfshihet në çmim. Pra, në fund e paguan qytetari. Struktura e tregut e bën të qartë: barra bie mbi konsumatorin final.

Qeveria flet për integrim në BE dhe për përafrim me “Agjendën e Gjelbër”, por politika fiskale shkon në drejtim të kundërt. Në vend që të inkurajojë qytetarët të blejnë pajisje që konsumojnë më pak energji dhe ulin faturën mujore, shteti vendos një pengesë financiare shtesë.

Cilit oligark i shërben kjo taksë? Kujt po i bëhet ‘nder’?

Janë qytetarët që paguajnë më shumë për një pajisje që në thelb u kursen para në afatgjatë. Pra, një teknologji që duhet të nxitet, bëhet më pak e aksesueshme.

Nga ana e konkurrencës, inverterët nuk e ulin tregun, përkundrazi e rrisin. Futja e teknologjisë më efikase i detyron shitësit e pajisjeve të vjetra të përshtaten dhe përmirësohen. Por kur mbi këtë teknologji vendoset një taksë e lartë, ajo bëhet më pak tërheqëse për konsumatorin. Shqiptarit nuk i leverdis më aq shumë të kalojë te inverteri, sepse çmimi fillestar rritet. Në këtë mënyrë, tregu vazhdon të dominohet nga të njëjtat produkte dhe i njëjti model konsumimi, teksa goditet konkurrenca.

Ndërsa Europa heq pengesat për pajisjet që kursejnë energji, Shqipëria i shton ato. Ndërsa BE kërkon rritje të eficiencës energjetike si pjesë e kapitujve të negociatave, politika doganore shqiptare e bën këtë kalim më të vështirë. Dhe ndërsa diskutohet për integrim dhe modernizim, qytetari mbetet ai që paguan më shumë, si në momentin e blerjes, ashtu edhe çdo muaj në faturën e energjisë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English