Skip to content
Kryesore

Aksident në Lushnjë, makina godet një këmbësore

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Fiershegan, pranë fshatit Barbullinjë.

Viktima është identifikuar si Hatie Topi, e cila u përplas nga një automjet tip “Audi” teksa po kalonte rrugën për të shkuar në punë.

Drejtuesi i mjetit është vetëdorëzuar në komisariatin e Lushnjës, ndërsa dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi:

Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.