Skip to content
Kronikë

Aksident në Korçë, makinat përplasen me njëra-tjetrën

· 1 min lexim

Aksident në afërsi të fshatit Dvoran, drejtuesi bllokohet te mjeti. Nga raportimet e Policisë mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa njëri ka përfunduar përmbys duke lënë të bllokuar drejtuesin. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nxjerrë nga mjeti personin e bllokuar.

 

Aksidenti ka ndodh si pasojë se  mjeti xhip i ka prerë rrugën mjetit benz, ndërkohë ambulanca ka marrë 2 persona që udhëtonin me mjetin benz për ti dërguar në spital. Mësohet se të lënduarit kanë marrë dëmtime të shkallës së lehtë ndaj ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa dy personat e mjetit xhip janë nisur drejt spitalit, por gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut.