Skip to content
Kryesore

Aksident në autostradën Fier-Lushnje, humb jetën shoferi

· 1 min lexim

Në orët e para të mëngjesit, një aksident fatal u regjistrua në rrethrrotullimin e Kolonjës, në autostradën Fier-Lushnje.

Një automjet Volkswagen Golf me targa AB 789 RA ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në kanalin kullues pranë këtij rrethrrotullimi.

Drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar nga Tirana, ndërroi jetë në vendngjarje.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit e Lushnjës mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes, duke nxjerrë automjetin nga kanali.

Sipas burimeve paraprake, aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të përgjumjes së shoferit dhe shpejtësisë së lartë, të cilat çuan në thyerjen e barrierës mbrojtëse dhe përplasjen në kanal.

Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë nëse vdekja ka ndodhur nga përplasja apo mbytja.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Lushnjës për procedurat e mëtejshme.