Skip to content
Kryesore

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd,një i plagosur

· 1 min lexim

Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e së enjtes në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në zonën e Labinot Fushës.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 13:25, një automjet ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timonin. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Gjendja e të lënduarit nuk dihet ende.