Aksident i trefishtë në Astir, njërës prej makinave i del tymi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet.

Mësohet se tre makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paditura.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë tip “Ford”, e përfshirë në aksident është parë të nxjerrë tym.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Shpërndaje
Share.

Komento