Aksident i rëndë në Tiranë, 18-vjeçari përplas të miturin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një 18-vjeçar ka akisdentuar me makinë një 14-vjeçar.

Sipas policisë F.H., në rrugën rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur për shkak të shkeljeve të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të mjetit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat  penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Shpërndaje
Share.

Komento