Humbasin në fshatin e Mallakastrës çifti italian dhe 2 fëmijët, ndërhyn policia

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një familje italiane ka humbur rrugën mbrëmjen e djeshme në fshatin Rabije të Mallakastrës.

Çifti italian dhe dy fëmijët kishin dalë për shëtitje për të eksploruar bukuritë e vendit tonë dhe kishin humbur rrugën gjatë natës.

Ka qenë një banor i këtij fshati që u ka hapur derën italianëve. Gruaja ishte edhe shtatzëne, e ndërsa fëmijët e çiftit ishin të frikësuar, pasi ishte edhe natë.

Banorët e fshatit kanë kërkuar së bashku me policinë në gjetjen e familjes italiane.

Pasi janë gjetur shëndoshë e mirë, ka qenë njëri nga banorët, i cili ka hapur derën e shtëpisë për të mikpritur familjen italiane e për të ndenjur disa ditë më shumë në këto zona.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Mallakastër

Policia e Mallakastrës dhe banorë të zonës së Rabijes u vijnë në ndihmë turistëve italian.

Një familje italiane të cilët kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, duke eksploruar vendin tonë kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italian (burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët) u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili i mirëpriti ata në shtëpinë e tij.

Policia falenderon banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj.

Shpërndaje
Share.

Komento