Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Korçë

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, pranë zonës së njohur si SMT.

Një automjet ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila ka transportuar të plagosurin në spital. Aktualisht, gjendja e tij është e paqartë.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.