Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Korçë, 2 makina përplasen me njëra tjetrën

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur sot në aksin Korçë-Maliq, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës, mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Bulgarec, ku shtetasi E. L, 28 vjeç, banues në këtë fshat, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur E. L., i cili është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Deklarata e Policisë së Korçës:

Informacion paraprak:
Më datë 23.12.2018, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi E. L., 28 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’ me targë AA022IX, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër tip ‘Audi’, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.
Për pasojë shtetasi E. L., ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.