Skip to content
Të Gjitha

Aksident fatal në aksin Lezhë- Tiranë, vdes 61-vjeçari, drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja

· 1 min lexim

Aksidentet gjithmonë e më shumë janë duke u shtuar dhe sot një 61-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.

Sipas burimeve të policisë ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Tale, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por jo për shumë kohë pasi është kapur nga policia disa minuta më vonë.

I ndjeri ishte banues në Tale dhe në momentin që është aksidentuar ai ka qenë duke ecur.

Sipas pamjeve që vijnë nga News24, përplasja duket shumë e fortë, pasi automjeti ka dëmtime të konsiderueshme, ndërsa viktima tashmë nuk jeton më.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMË, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”,