Skip to content
Të Gjitha

“Ajo gjilpërë do të ngulet në sy”/ I vdiq gruaja pas lindjes, bashkëshorti i Rexhinës paralajmëron hakmarrje ndaj mjekëve

· 2 min lexim

Një 25-vjeçare humbi jetën në spitalin e Elbasanit 6 muaj më parë.

Rexhina Debrova vdiq pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Familjarët akuzojnë stafin e spitalit për neglizhencë dhe korrupsion.

Nga autopsia rezultoi se shak për vdekjen e 25-vjeçares ishte bllokimi i njërës prej venave, që çon gjakun në mushkri.

Bashkëshorti i Rexhinës, Algert Debrova, ka shkruar në një postim në rrjetet sociale, se do të bëjë vetëgjyqësi.

Ai shprehet se nuk do të gjejë qetësi, pa i shkaktuar bluzave të bardha, dhimbjen që ai vetë provoi.

Postimi i plotë

Erdhi ora.
6 muaj pa frymën , zërin , buzëqeshjen , jetën e Rexhinës.
Ardjan kadaifçiu dhe Blerta arapi më keni vrarë shpirtin , më keni nxirë gjakun…
Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bër me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy..
Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”
Sii guxovee
Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brënda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë!
Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!
Qetësia dhe heshtja jon jan dhurata ime për ju.
Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time…