Skip to content
Politikë

A do të marrin pjesë në protestën e Metës? Ja si përgjigjen deputetët e PD-së

· 2 min lexim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar protestë ditën e martë tek inceneratori i Tiranës. Ndërkohë që deputetja e Partisë   Demokratike, Grida Duma, ka deklaruar se tani ka një dialog më të mirë mes deputetëve të kësaj force politke.

Lidhur me protestën e së martës, ka folur edhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Ajo u pyet gjatë një intervistë në “ABC” nëse do të jetë prezente apo jo dhe u përgjigj duke thënë se të gjithë duhet të marrin pjesë në protesta, pavarësisht se kush është organizatori i tyre.

“Mendoj se ka ardhur një moment se nuk e di nëse mund ta quajmë tragjike, apo qesharake, por viti i 9 i qeverisjes së Ramës, kush do që i thërret, ne duhet të protestojmë. Mesa të mundem do të jem prezent. Kjo nuk do të thotë se po them diçka në mbrojtje të dikujt. Sot ne duhet të jemi pjesë e protestave sepse nuk ka mënyrë tjetër për të përballuar dëmin e kësaj keqqeverisje. Unë nuk them që pushtetin ta marrim me dhunë. Por rezistenca popullore krijon thyerjen, valën”, tha Duma.

Ndërkohë deputetët e tjerë të PD-së kanë dhënë deklaratat si më poshtë:

Pjesë nga deklaratat:

Dhurata Çupi: Vetëm kur më thërret partia Demokratike.

Bardhi: Inceneratorët janë produkt i krimit, nëse ka një skemë krimi është kryeministria.

Alibeaj: Ajo që do bëj është të jem deputet i shqiptarëve dhe të bëj denoncime mbi afera korruptive.

Ina Zhupa: Unë kam një lidhje të veçantë me çështjen, inceneratori i Tiranës është një kauzë për të cilën kam bërë betejë, prandaj do jem në protestë. Vendimi i të tjerëve për të marrë apo për të mos marrë pjesë në protestë është vendim personal kur thirren nga parti të tjera politike.

Vlen të theksohet kjo është protesta e parë e “Partisë së Lirisë”,.

Meta e quajti vendin e protestës së thirrur nga PL si “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë, ndërsa ftoi qytetarët që të marrin pjesë.