Disa ditë më parë Atdheu zbuloi se kishte shkëmbyer një puthje në buzë me Antonelën. Kjo e fundit e pranoi, por tha se Atdheu e kishte puthur pa dëshirën e saj.
“Kjo bën skenare dhe nëpër takime. Nuk duroj dot më skenare. 3 herë më ka prerë në besë më ka thënë në prapaskenë jo do dalim dhe 3 herë ma ka futur. Kërkoji falje Ledjanës dhe Mevlanit”, tha Atdheu.
Ndërkohë pas kësaj ngjarje, pati një reagim nga Loco, i cili thumboi publikisht Antonelën.
“Ka dy lloj mostrash në këtë botë:
1- Ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër.
2- Femra që bëjnë ça duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”.
Për këtë të dytën jam më i sigurt.”- shkroi Elvisi përkrah fotos së një litari.
Ditën e sotme në “Për’puthen” u diskutua për grupet që janë krijuar mes djemve dhe Antonela tha se Atdheu, Andi dhe Elvisi janë bërë grup bashkë. Gjithashtu ajo nxori foton e postimit të Elvisit dhe tregoi se ishte prekur shumë nga kjo foto dhe kuptimin që mbart litari.
“Ato kunja bëji në shtëpinë tënde jo me mua. Ju jeni për t’u pështyrë. Ti Atdhe je ndyrësirë dhe unë më mirë dalë beqare nga programi se sa të rri këtu me ju”, u shpreh Antonela.
Më pas foton e postimit të Elvisit ajo ja tregoi dhe Arjanit dhe ky i fundit shpërtheu menjëherë kundër Elvisit. Me tone të larta ai i kërkoi Locos të largohet nga programi, sepse postimi i tij është shumë fyes.
“Ti Loco me këtë që ke bërë, të fal dhe të tolerova ofendimit që më bërë, po këtë gjë unë kërkoj të përjashtosh nga emisioni. Plehra si puna jote duhet të përjashtohen. Qërohu nga ky program ose nuk e di ç’do bëj. Je në një emision dhe keni kurajon të tregoni litarin, po në realitet çdo bëni ju. Ke qenë një njeri ulët ndërkohë të kam vlerësuar. Çfarë të bëri ty ajo? Tani bën si i dashuruar me Sindin, kur ti ke qenë i pari që e ke ofenduar Sindin”, u shpreh Arjani i revoltuar.
Më pas Antonela shpërtheu në të qara dhe u shpreh se ka qenë e para që e ka puthur një djalë në program kur e ka ndjerë në të vërtetë. Ndërsa Loco u përpoq të shpjegonte kuptimin e postimit, teksa Atdheu u largua nga studioja.
/iconstyle.al