Në qytetin e Vlorës ka ndodhur një krim i rëndë brenda familjes.
Burri ka mbytur me duar bashkëshorten e tij gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës.
Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë rreth orës 12:20.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka dërguar autorin e plagosur në spital, pasi ka pasur shumë humbje gjaku.
Viktima mësohet se është 42-vjeçarja, Eva Lera ndërsa autori Teodor Lera 53 vjeç.
Bashkëshortët Lera ishin prindër të tre fëmijëve. Nuk dihet nëse ata kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja.