Ish-Kryeprokurori Adriatik Lalla pritet të dalë sot (3 shkurt) para Gjykatës reth orës 14:00. Aktualisht Lalla ka statusin e të pandehurit në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mbi të rëndon akuza e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, e kryer në tre raste të njëpasnjëshme. Për këtë vepër kriminale Kodi Penal parashikon deri në tre vite brug ose dënim me gjobë.
Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm ka nisur më 15 mars 2018, ku u hetua edhe për mosdeklarimin e një shume të madhe patrash në kufi.
Më pas, dosja u dërgua tek Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Përgjithshme i sekuestroi një aparatement 67 metra katror në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfqae të përgjithshme prej 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.
Lidhur me këtëngajrje të rëndë u përfshi dhe media e njohur investigative “Birn”. Ajo tregoi se Adriatik Lalla bashkëpunonte me një biznesmen që ishte i akuzuar për vrasje. Në hetimin e tyre rezultoi se ish-prokurori transformoi një investim fillestar prej 16.3 milionë lekësh në prona me vlerë 1 milionë përmes transaksioneve me këtë biznesmen, i cili ishte dhe fitues i një tenderi në Prokurori dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash.
Këto informacione nga media dhe burime të besueshme ndikuan dhe në shtetin ameriakn. Sekretari i Shtetit amerikan në atë kohë, Rex Trillerson, shpalli non-grada Llallën dhe gjithë familjen e tij.
Kujtojmë se ish-prokurori punësoi edhe dy lobistë të njohur nga Nju-Jorku për të kundërshtuar këtë vendim të shetetit amerikan i cili e tregoi hapur se i besonte të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.