Skip to content
Aktualitet

Rrezikon 3 vite burg për fshehje të pasurisë, Adriatik Lalla përballet sot me Gjykatën

· 2 min lexim

Ish-Kryeprokurori Adriatik Lalla pritet të dalë sot (3 shkurt) para Gjykatës  reth orës 14:00.  Aktualisht Lalla ka statusin e  të pandehurit në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mbi të rëndon akuza e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, e kryer në tre raste të njëpasnjëshme. Për këtë vepër kriminale Kodi Penal parashikon deri në tre vite brug ose dënim me gjobë.

Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm ka nisur më 15 mars 2018, ku u hetua edhe për mosdeklarimin e një shume të madhe patrash  në kufi.

Më pas, dosja u dërgua tek Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Përgjithshme i sekuestroi një aparatement  67 metra katror në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfqae të përgjithshme prej 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Lidhur me këtëngajrje të rëndë u përfshi dhe  media e njohur investigative “Birn”. Ajo tregoi se Adriatik Lalla bashkëpunonte me një biznesmen që ishte i akuzuar për vrasje. Në hetimin e tyre rezultoi se ish-prokurori  transformoi një investim fillestar prej 16.3 milionë lekësh në prona me vlerë 1 milionë  përmes transaksioneve  me këtë biznesmen,  i cili ishte dhe fitues i një tenderi  në Prokurori  dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash.

Këto informacione nga media  dhe burime të besueshme ndikuan dhe në shtetin ameriakn.  Sekretari  i Shtetit amerikan në atë kohë,  Rex Trillerson, shpalli non-grada Llallën dhe gjithë familjen e tij.

Kujtojmë se ish-prokurori punësoi  edhe dy  lobistë të njohur nga Nju-Jorku për të kundërshtuar këtë vendim të shetetit amerikan i cili e tregoi hapur se i besonte të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.