Trafikantët u larguan dhe i lanë policisë rreth 140 kg marijuanë. Sipas njoftimit zyrtar, janë gjetur të braktisura në një zonë të pyllëzuar në Bashkinë e Finiqit disa pako me kanabis.
Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 4 çanta që ishin braktisur nga persona të paidentifikuar në afërsi të një përroi në vendin e quajtur “Koçekët” e fshatit Sopik, Bashkia Finiq, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol.
Nga kontrolli i çantave brenda tyre u gjetën 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme. Brenda këtyre pakove të mbështjella u pa se kishin lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/GazetaReforma.com/