Skip to content
Të Gjitha

Trafikantët largohen,  lanë në kufirin me Greqinë 140 kg kanabis

· 1 min lexim

Trafikantët u larguan dhe i lanë policisë rreth 140 kg marijuanë. Sipas njoftimit zyrtar, janë gjetur të braktisura në një zonë të pyllëzuar në Bashkinë e Finiqit disa pako me kanabis.

Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 4 çanta që ishin braktisur nga persona të paidentifikuar në afërsi të  një përroi  në vendin e quajtur “Koçekët” e fshatit Sopik, Bashkia Finiq, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol.

Nga kontrolli i çantave brenda tyre  u gjetën  86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme. Brenda këtyre pakove të mbështjella  u pa se kishin  lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/GazetaReforma.com/