Nëse mendonit se ndërkombëtarët ishin pro Kosovës, mesa duket situata paska qenë krejt e kundërta.
Ka qenë vet Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar hapur se nuk kanë qenë të pakta herët kur bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës që t’i japë tokë Serbisë në këmbim të njohjes së Pavarësisë.
Nëse herët e tjera është përpjekur të tregohet më diplomat, këtë herë është treguar i sinqertë dhe ka thënë me gojën plotë se “kanë kërkuar veriun ku janë minierat, ku është pasuria. Sot, nuk kryejnë shumë punë, por ndoshta në të ardhmen janë shumë jetike për Kosovën”. Ose është thënë se “nëse nuk jepni tokë, jepni një Republikë brenda Republikës”, vijoi ai.
As këtë herë, Haradinaj nuk ka harruar që të përmendë çështjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe kritikoi udhëheqësit politikë, përfshirë ata që janë në koalicionin qeverisës, për shkak të deklaratave se pezullimi i tarifës duhet të bëhet për të ruajtur miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë Haradinaj duket i vendosur në atë që do të bëjë dhe nuk do të bëjë kthesë edhe sikur vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Mesa duket ndërkombëtarët duan të bëjnë me Kosovën të njëjtën gjë që kanë bërë në 1913-ën me ndarjen e kufijve të Shqipërisë.