Skip to content
Të Gjitha

FOTO/ Aksident në aksin Korçë-Pogradec. Makina rrëshqet dhe del nga rruga, shoferi…

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Lumalas në Korçë, ku një autoveturë tip “Mercedes-Benz” doli nga rruga dhe u përplas me një murr rrethues shtëpie.

Nga aksidenti pësoi lëndime drejtuesi i mjetit, por pa pasoja serioze për jetën.

Paraprakisht, dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë. Policia shkoi në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/GazetaReforma.com/