Skip to content
Të Gjitha

Funerali i 25-vjeçarit të vrarë nga polici, përcillet në banesën e fundit Klodian Rasha (VIDEO)

· 1 min lexim

Familjarët, miq e të afërm i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit 25-vjeçarit Klodian Rasha, të riut i cili u qëllua pas mesnate nga një efektiv i patrullës Shqiponja, pak metra larg banesës së tij.

Mes dhimbjesh e lotësh, arkivoli me trupin e pajetë të 25-vjeçarit, u nxor nga banesa për t’u përcjellë në banesën e tij të fundit.

Kujtojmë se i riu u u qëllua për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 01:45 të mëngjesit,  ndërsa mori dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.