Katër zona të kryeqytetit do të mbeten pa drita sot, si pasojë e punimeve që do të bëhen në rrjet.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka njoftuar qytetarët që ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë në katër zona të Tiranës, kryesisht në periferi.
Puna në linjën Farkë-Ibë, do të lërë pa drita për një interval kohor nga ora 09:00 deri në 16:00 zonat ku do të zhvillohen ndërhyrjet.
Në të thuhet se për këtë interval kohor do të mbesin pa energji elektrike, zonat Bërzhitë, Mullet, Baldushk dhe pjesërisht ajo e Ibës.
/GazetaReforma.com/