Skip to content
Të Gjitha

Riparimet në rrjet/ OSHEE njofton kryeqytetasit: Katër zona në Tiranë do të mbeten pa drita…

· 1 min lexim

Katër zona të kryeqytetit do të mbeten pa drita sot, si pasojë e punimeve që do të bëhen në rrjet.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka njoftuar qytetarët që ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë në katër zona të Tiranës, kryesisht në periferi.

Puna në linjën Farkë-Ibë, do të lërë pa drita për një interval kohor nga ora 09:00 deri në 16:00 zonat ku do të zhvillohen ndërhyrjet.

Në të thuhet se për këtë interval kohor do të mbesin pa energji elektrike, zonat Bërzhitë, Mullet, Baldushk dhe pjesërisht ajo e Ibës.

/GazetaReforma.com/