Shiu i këtij mëngjesi ka sjellë pasoja të rënda për automjetet që qarkullonin sot në superstradën Tiranë-Durrës.
Një aksident i cili mund të kthehej në një tragjedi me pasoja të rënda është regjistruar në aksin Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.
Një kamion ka rrëshqitur si pasojë e reshjeve dhe është aksidentuar duke u përplasur me trafikndarësin e rrugës, duke rrezikuar daljen edhe në krahun e kundërt.
Por për fat, trafikndarësi i betonit ka arritur që ta mbajë kamionin trajler brenda korsisë së tij, edhe pse ai është dëmtuar mjaftë në kabinën e shoferit.
Por nga sa mësohet, aksidenti për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në njerëz. Megjithatë, aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në trafik.
Fotot që po qarkullojnë në rrjet sjellin pamjet e përmasave të këtij aksidenti dhe të automjetit të dëmtuar.
/GazetaReforma.com/